Presidenti turk Erdogan e pret në takim presidentin Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke qëndruar për një vizitë në shtetin e Turqisë, ku është takuar me presidentin Turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Presidenti i Turqisë ka pritur në “konak” presidenti e Kosovës, Hashim Thaçin, ku së bashku kanë ngrënë mëngjes, mëson Gazeta Metro.

I shoqëruar nga presidenten Thaçi është edhe lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli.

Nuk është bërë e qartë se cila është qëllimi i vizitës së Thaçit dhe Pacollit në Turqi.
Ndërsa dihet se shteti turk është në një marrëdhënie të tensionuar me shtetin e Greqisë.

Ndërsa, duhet theksuar se ditë më parë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në rezidencën e tij verore në Marmaris.