E rëndë: Zjarr në një shtëpi, digjet 82 vjeçari që ishte brenda

Në Fshatin e Ri në Këlcyrë të Shqipërisë është djegur një shtëpi, në të cilën ishte edhe një plak 82 vjeçar brenda.

82 vjeçari me inicialet S.D ishte brenda kur shtëpia u përfshi nga flakët e mëdha dhe si pasojë u dogj edhe ai. Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe akomna nuk dihet se erdhi deri te djegia.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e së enjtes në Fshatin e Ri, Bashkia Këlcyrë./gazetametro.net