Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe stabil. Mëngjesi do të jetë me ngrica dhe me mundësi për mjegull. Gjatë ditës pritet të ketë intervale të gjata kohore me diell, kurse vranësirat pritet të shtohen pasdite vonë, por pa reshje atmosferike. Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale.

Edhe në Shqipëri dhe tërë rajonin nesër pritet përmirësim i kushteve të motit. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende me ngrica dhe mjegull. kurse dita pak më e ngrohtë dhe stabile.

Nga pasnesër do të fillojë dominimi i rrymave ajrore nga jugu. Priten ngritje të temperaturave, intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta. Vende-vende dhe herë pas here do të ketë edhe reshje shiu kryesisht të dobëta në Kosovë dhe Maqedoni, ndërsa në Shqipëri dhe Mal të Zi priten reshje herë pas here intensive shiu si dhe mundësi për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan