Moti nesër dhe ditëve në vazhdim (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni)

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht stabil, me intervale të gjata kohore me diell dhe ndonjë vranësirë kalimtare.Do të jetë më nxehtë se sot. Pasdite vonë në disa rajone kryesisht kodrinore-malore mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nesër në Shqipëri do të mbajë mot kryesisht me diell dhe ndonjë vranësire kalimtare. do të jetë nxehtë, ndërsa pasdite në ndonjë rajon malor mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu.

Në Maqedoninë e Veriut nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, ndërsa në Mal të Zi në veri pritet mot mjaft jostabil, me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë, kurse në jug mot stabil, i nxehtë dhe me diell.

Të premtën dhe të shtunën në tërë rajonin pritet të mbajë mot i ndryshueshëm. Do të jetë nxehtë por pasditeve, mbrëmjeve dhe netëve në shumë pjesë të rajonit priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të sjellin rrebeshe (të herëpashershme) lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse por të karakterit lokal. Do të ketë edhe intervale të gjata me mot me diell.

Të dielën pritet mot më i mirë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare dhe rrallë në ndonjë rajon me ndonjë rrebesh të izoluar shiu./Meteoballkan