Sindikata e Policisë së Kosovës revoltohen ndaj Qeverisë, s’iu morën parasysh kërkesat

Duke u bazuar në kushtet e vështira dhe në rrethanat në të cilat punon Policia e Republikës së Kosovës në këtë situate pandemie, Sinadikata e Poicisë së Kosovës, me datë 21.07.2020 iu është drejtuar me një kërkesë urgjente Kryeministrit të Republikës së Kosovës Z. Avdullah Hotit, Ministrit të Punëve të Brendshme Z. Agim Veliut dhe Drejtorit tëPërgjithshëm të Policisë Z. Rashit Qalaj, duke specifikuar realizimin e këkresave si në vijim:

Sigurimin shëndetësor dhe aksidental ( në formë alternative).
Ngritja e pagës për punonjësit e Policisë së Kosovës në të gjitha nivelet.
Pagesa e pakos emergjente prej 300 (treqind eurove) gjatë pandemise.
Pagesa e shujtës ushqimore dhe
Pagesa e ndrrimit të natës (pagesa/rritja shtese e ndrrimit të natës).

Pasi që Sindikata e PK-së deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigjje zyrtare nga Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme rreth kërkesave të ngritura, Sidikata e Policisë përmes kësaj komunikate zyrtare dëshiron ti njoftojë të gjitha institucionet shtetërore se do të veprojë me hapa konkret sindikal, në realizimin e kërkesave të ngritura për punonjësit e Policisë së Kosovës me të vetmin qëllim që mirëqenja e policisë të përmirësohet.

Pakënaqësia e punonjësve të Policisë është shumë e madhe dhe në këtë situate rënduar, kërkesat e tyre ndërlidhen direkt me stimulimin dhe motivimin e tyre për punë.

Siq e dinë të gjithë, Policia e Kosovës që nga fillimi i kohës së pandemisë për shkak të virusit COVID 19, janë duke punuar me orare të ndryshme përfshirë orarin 12 orësh, duke mos kursyer as shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre, ku kemi një numër të konsiderueshëm edhe të vet zyrtarevë që kanë rezultu pozitiv me virus, vetëm e vetëm që të mabjnë rend e qetësi publike dhe të dalin në mbrojtje të shëndetit publik, perderisa në anën tjetër nuk janë permbushur dhe realizuar kërkesat e drejta të ngritura nga ana e Sindikatës së PK-së.

Pranadaj ne Sindiakta e Policisë së Kosovës, në rast të mos realizimi dhe përmbushsjes së kërkesave immediate, jemi të vendosur që të veprojmë me hapa konkret sindikal, në mënyrë që mirëqenja e Policisë së Kosovës të përmirësohet dhe këkresat të realizohen në afat sa më të shkurtër.

Sindikata e PK-se në vazhdimësi ka ngritur dhe do të vazhdojë ta ngirs zërin për rregullimin dhe përmbushjen e të drejtave obligative dhe primare për punonjësit e PK-se, e që janë sigurimi shëndetësor dhe aksidental, përfshirë edhe kërkesat tjera pasi qe Policia e Kosoves ende vazhdon të mbetet si Policia e vetme në rajon e me gjere pa sigurim shëndetësor dhe aksidental.