Gjendet i vdekur në rrugë një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ën Gjilan është gjetur pa shenja jete në rrugë.

Sipas raportit 24 orësh personi është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë:

VDEKJE E DYSHIMTË

Gjilan 08.08.2023 – 15:53. Është raportuar se është hasur i shtrirë në rrugë një person, njësitë relevante policore dhe një ekip mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes. Personi i lënduar është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.