Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët por relativisht i nxehtë për shkak të erërave jugore. Erërat jugore, juglindore dhe jugperëndimore do të fuqizohen gradualisht gjatë ditës duke arritur kulminacionit në mbrëmje vonë për shkak të ardhjes së një cikloni të fuqishëm por i cili çuditërisht në Kosovë nuk do të sjellë reshje të dendura. Gjatë natës dhe mëngjesit pritet që erërat të qetësohen dhe priten edhe reshje lokale shiu pak më intensive në disa rajone të Dukagjinit. Në viset më të larta malore priten reshje bore.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu. Gjatë natës së ardhshme priten reshje të dendura shiu dhe vende -vende edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë pasi që pritet që qendra ciklonike të kaloje mbi rajonin tonë. Në viset malore në lindje, verilindje dhe juglindje priten reshje të reja bore.

Në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot kryesisht i vranë. Në Mal të Zi me reshje shiu, kurse në Maqedoni pa reshje deri në orët e natës.

Pasnesër në tërë rajonin pritet të mbajë mot i vranët dhe pak më i ftohtë. Erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga veriu dhe veriperëndimi. Në mëngjes dhe paradite vende-vende priten reshje shiu, në viset kodrinore-malore reshje bore, ndërsa pasdite reshjet do të pushojnë në tërë rajonin dhe pritet stabilizim i motit.

Nga e diela stabilizim i plotë i motit dhe ngritje e temperaturave gjatë ditëve. Vetëm aty ku eventualisht mund të ketë mjegull do të jetë ftohtë.