5617 raste me koronavirus në Kosovë, 2676 janë aktive

Kosova vazhdon të përballet me numër të madh të rasteve me koronavirus. Madje, ditëve të fundit janë shtuar edhe vdekjet nga kjo pandemi. Po ashtu tashmë është rritur edhe numri i testimeve.

Që nga 13 marsi kur edhe u regjistruan rastet e para me koronavirus në Kosovë, janë testuar 30567 persona në dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre 5617 raste kanë rezultuar pozitive, me gjithsej 130 vdekje. Numri i të shëruarave deri më sot ka arritur në 2811, ndërsa 2676 raste mbesin aktive.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 171 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarave deri më sot është gjithsej 2.811 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.676”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK’së.