Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë (aty ku nuk ka mjegull) për këtë periudhë kohore. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe në shumë rajone me mjegull. Gjatë ditës do të jetë nxehtë përpos në ato rajone ku eventualisht do të ketë mjegull. Do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga jugu dhe jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 13 deri në 16-17 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot kryesisht stabil, me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta. Do të jetë nxehtë për këtë periudhë kohore.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot stabil dhe i nxehtë për këtë periudhë kohore. Pasdite në Mal të Zi mund të ketë shtim të vranësirave dhe ndonjë rigë të dobët lokale shiu.

Edhe ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit. Priten ditë të nxehta dhe netë dhe mëngjese të ftohta, vende-vende me mjegull.

Nga e enjta do të kemi shtim të vranësirave, në Shqipëri vende-vende do të fillojnë edhe reshjet e shiut./Meteoballkan/