Veteranët i reagojnë ashpër ministres Gërvalla: Nuk e ke vendin në Ministri

Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po akuzohen në Hagë, deri më tani përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovë, u kanë dërguar atyre pako me gjëra esenciale.

Por këto pako, familjarët nuk do të mund t’i dërgojnë më përmes kësaj ministrie, pasi që Donika Gërvalla ka marrë vendim që dërgimi i tyre të mos bëhet nga kjo Ministri.

E lidhur me këtë vendim, për FrontOnline, ka folur ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UCK-së, Faton Klinaku.

Ai tha se vendimi i Gërvallës është një fyerje që po i bëhet UÇK-së dhe ish-krerëve të saj.

“Emërimi i Donikës, ministre e Qeverisë së Kosovës, është gabim për shkak të kaluarës së saj, emërimi i Donika Shërz nuk i bënë nderë Kosovës, marrë për bazë akuzat që ka bërë për UÇK-në, nuk do të duhej të ishte aty fare, ndërsa sa i përket kësaj është skandali i saj i radhës siç po dinë ajo me i bërë”, tha ai për Front Online.

Klinaku tha se ky është një skandal i radhës i ministres Gërvalla ndaj UÇK-së, dhe për këtë me 12 qershor do të mbajnë një protestë me moton “Me Çlirimtarët”.

“Ne si OVL-UÇK-së e kemi një aktivitet protestues që do të jetë edhe përmes artit ku motja është me ju çlirimtarë ne e kemi thënë që për shkak të fryrjeve që bëhen dhe janë bë ndaj UÇK-së dhe ndaj çlirimtarëve tani që janë në Hagë, kjo vetëm që është skandal është fyrje që i bëhet UÇK-së dhe krerëve të saj. Protesta me 12 qershor në ora 11:00 në sheshin “Skënderbeu”. E kemi bërë me 12 pasi që është edhe dita e çlirimit, ato çka i kam thënë është Donika nuk e ka pasur vendin aty”, tha ai

Lidhur me këtë, vendim përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar edhe vajza e Jakup Krasniqit i cili po mbahet në Hagë.

Ajo ka thënë se “Donika Shwarz, paska marr vendim që ato pako mos me u dërguar përmes Ministrisë së saj. Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj! Krejt dhe Zhdrejt!”, ka shkruar Krasniqi.