Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i ngjashëm sikurse sot. Me rreze diellore në disa rajone dhe me mjegull në rajone tjera kryesisht nëpër lugina.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot pothuajse i ngjashëm sikurse sot.

Të premtën mbi rajonin tonë do të fillojë ndryshimi i gjendjes sinoptike si pasojë e depërtimit të masave ajrore ciklonike. Priten reshje shiu kryesisht në Shqipëri dhe më rrallë në viset tjera. Mjegulla do të fillojë të shpërndahet.

Të shtunën në tërë do të mbajë mot me vranësira por me mundësi për ndonjë interval kohor me diell. Priten reshje të herëpashershme shiu në tërë rajonin më intensive në Shqipëri.

Të dielën në tërë rajonin pritet të mbajë mot tërësisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu. Në viset malore do të ketë reshje bore. Reshje të dendura shiu përpos Shqipërisë do të ketë edhe në Kosovë.

Nga e hëna do të fillojnë të fryjnë erëra veriore dhe priten ulje graduale të temperaturave. Herë pas here priten reshje lokale shiu dhe bore në viset kodrinore – malore. Të martën reshje të herëpashershme bore mund të ketë edhe në disa rajone më të ulëta në Kosovë./Meteoballkan/