Sali Berisha: Ftoj Lulzim Bashën në kuvendin e 11 dhjetorit

Sali Berisha e ftoi edhe Lulzim Bashën në kuvendin kombëtar, që do të organizohet të shtunën e 11 dhjetorit.

Edhe pse e quajti kryetar vetëm në letër, Berisha tha se Basha dhe gjithë të tjerët që kanë qenë kundër kuvendit të 11 nëntorit janë të mirëpritur dhe mund të luajnë rol në të ardhmen e Partisë Demokratike.

Në një videomesazh për delegatët, Berisha e quajti mbledhjen një revolucion paqësor.

“Dikur përmbysnim komunizmin, sot përmbysim narkoshtetin. E ftoj kryetarin në letër, Lulzim Basha, në kuvend. Të rivendosim pluralizmin politik dhe rithemelojmë PD-në”./ A2 CNN