Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu herë pas here. Reshjet e shiut do të jenë të intensitetit të dobët dhe mesatar.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende priten reshje intensive shiu dhe mundësi për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, sidomos n veri, veriperëndim dhe në jug.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, intensive në Mal të Zi.

Edhe të shtunën në tërë rajonin do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu intensive herë pas here në disa pjesë të Shqipërisë dhe disa pjesë të Dukagjinit.

Të dielën në tërë rajonin pritet të mbajë mot me vranësira të dendura dhe reshje të dendura shiu. Në disa rajone në Shqipëri dhe veriperëndim të Kosovës mund të ketë edhe vërshime.

Nga e hëna do të fillojë ulja graduale e temperaturave. Në viset malore do të ketë reshje bore, ndërsa nga e marta priten ulje të ndjeshme të temperaturave si pasojë e fillimit të depërtimit të masave të ftohta ajrore nga veriu dhe Siberia./Meteoballkan