Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pas një mëngjesi mjaft të ftohtë dhe me mjegull e ngrica, gjatë ditës pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Gjatë mesditës pritet mot i këndshëm me ngritje të temperaturave. Mjegulla pritet të rikthehet përsëri nëpër lugina në orët e mbrëmjes. Kualiteti i ajrit do të dobësohet përsëri për shkak të mjegullës dhe smogut si pasojë e atmosferës statike.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët dhe me mundësi për mjegull nëpër lugina dhe ngrica të dobëta në disa rajone.

Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit, pra do të vazhdojë të mbajë mot i ngjashëm. Për fundjavë ka gjasa për ndryshim të gjendjes sinoptike për shkak të afrimit të një cikloni nga Mesdheu perëndimor./Meteoballkan