Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Do të jetë ftohtë, kurse në disa vise kodrinore-malore kryesisht në veri dhe verilindje të vendit do të ketë fjolla të herëpashershme bore. Në viset tjera pa reshje.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot me ndonjë vranësirë dhe intervale të gjata kohore me diell. Në viset mesdhetare do të ketë mot stabil dhe jo të ftohtë, kurse në viset kontinentale pak më ftohtë.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Në viset malore mund të ketë fjolla bore.

Të shtunën dhe të dielën në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ftohtë, me reshje bore dhe erëra herë pas here të fuqishme veriore. Nëpër ultësira reshjet do të jenë simbolike por mund të krijohen shtresa dekorative në ndonjë rajon (mund të ketë disa cm. vende-vende), ndërsa në viset kodrinore malore reshjet e borës do të jenë solide herë pas here dhe centimetrat do të shtohen.

Në Shqipëri të shtunën dhe të dielën do të jetë mjaft ftohtë sidomos në viset kontinentale, kurse reshje bore priten në verilindje dhe ndoshta lokalisht edhe në lindje dhe juglindje. Në viset tjera do të jetë kryesisht thatë dhe ftohtë. Do të ketë erëra herë pas here të fuqishme nga verilindja.

Në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot mjaft i ftohtë, me erëra veriore dhe vende-vende me reshje bore kryesisht në veri të Malit të Zi dhe disa rajone në veri dhe verilindje të Maqedonisë.

Temperaturat gjatë fundjavës do të shënojnë ulje të theksuara dhe ato minimalet mund të ulën deri në -12 gradë Celsius në viset malore, në viset e ulëta në Kosovë nga -5 deri në -9 gradë Celsius, kurse ato maksimalet vështirë që do të dalin në plus në ndonjë rajon në Kosovë gjatë fundjavës, por ndjesia subjektive e të ftohtit do të jetë edhe më e madhe për shkak të erërave të ftohta veriore. Në veriun e Malit të Zi temperaturat minimale mund të ulën deri në -15 gradë Celsius./Meteoballkan