Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

“Bërthama” e ajrit të ftohtë siberik tani gjendet pikërisht mbi rajonin tonë dhe do të mbetet edhe nesër. Për këtë arsye pritet acar sonte dhe veçanërisht natën e ardhshme në rajonin tonë.

Sonte në Kosovë do të vazhdojnë reshjet lokale të borës dhe erërat e ftohta veriore të cilat pritet të ndërpriten në orët e hershme të mëngjesit.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Erërat veriore do të fillojnë të dobësohen por do të jetë shumë ftohtë sidomos në mëngjes, mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat maksimale vështirë se do të dalin në “plus” ditën e nesërme, kurse ato minimalet do të ulën dhe do të sillën nga -3 deri në -10-11 në viset e ulëta, kurse në viset malore ajo më ulëta mund të shkojë deri në -13 gradë Celsius.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me kthjellime dhe vranësira. Në mëngjes do të ketë ngrica në shumë rajone, kurse gjatë ditës ftohtë.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot shumë i ftohtë sidomos në mëngjes dhe mbrëmje. Reshje të dobëta lokale mund të ketë vetëm edhe sonte dhe eventualisht në mëngjes.

Pasnesër mbi rajon do të depërtojë masa e fuqishme anticiklonike e cila do të kushtëzojë stabilizim të motit por do të jetë shumë ftohtë në mëngjes. Gjatë ditës acari do të zbutet në shumë rajone sepse do të kemi një depërtim afatshkurtër të një mase pak më të nxehtë ajrore nga Mesdheu. Nëpër lugina mund të ketë mjegull në mëngjes kurse gjatë ditës në tërë rajonin priten rreze diellore dhe vranësira kalimtare.

Natën e ndërrimit të mot-moteve do të jetë ftohtë (por jo shumë) dhe pritet të rifillojnë erërat veriore si pasojë e depërtimit të një fronti të ri të ftohtë por të thatë ajror nga verilindja./Meteoballkan/