Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Në jug dhe lindje të vendit vranësirat do të jenë më të dendura dhe mund të ketë reshje të herëpashershme të dobëta lokale bore.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot po ashtu me intervale kohore diellore dhe vranësira. Në disa rajone mund të ketë riga të dobëta shiu, gjegjësisht fjolla të dobëta bore.

Edhe në Maqedoni do të mbajë mot i ngjashëm me mundësi për riga të dobëta shiu dhe fjolla të dobëta bore herë pas here në disa rajone, kurse në Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot i thatë dhe me intervale kohore me diell.

Ditëve të ardhshme do të ketë përsëri fuqizim të masave ajrore të thata anticiklonike. Pritet të kemi mot stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Netët dhe mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me mundësi për mjegull, kurse temperaturat ditore do të shënojnë ngritje graduale./Meteoballkan/