Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Do të ketë ngritje të temperaturave dhe erëra jugperëndimore. Pasdite vonë në disa rajone kryesisht në Dukagjin mund të ketë reshje të dobëta shiu.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm. Në gjysmën veriore të vendit do të ketë gjasa për reshje shiu, kurse në gjysmën jugore reshjet do të jenë shumë më të pakta dhe të izoluara.

Në Mal të Zi nesër pritet mot i vranët dhe me reshje shiu, kurse në Maqedoninë Veriore do të ketë intervale kohore me diell dhe vranësira, ndërsa reshje të dobëta shiu mund të ketë vonë vetëm në disa rajone në perëndim dhe veriperëndim të vendit.

Të mërkurën në tërë rajonin do të kemi mot kryesisht të vranët dhe me reshje lokale shiu. Në viset kodrinore-malore do të ketë reshje të herëpashershme bore. Natën mes së mërkurës dhe së enjtes reshje dekorative bore mund të ketë në shumë pjesë të Republikës së Kosovës.

Të enjten erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga veriu. Temperaturat do të shënojnë ulje ndërsa priten edhe afatshkurtra shiu dhe bore në Kosovë dhe disa pjesë të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë.

Të premten pas një mëngjesi me ngrica gjatë ditës pritet stabilizim i motit dhe ngritje e temperaturave./Meteoballkan