Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë paradite do të mbajë mot i ngrohte, me intervale kohore me diell dhe vranësira, kurse pasdite do të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat në mbrëmje do të sjellin reshje shiu, rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe me uljen e temperaturave edhe reshje bore.

Edhe në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi nesër paradite do të mbajë mot i ngrohte dhe me erëra jugore, kurse në mbrëmje pritet përkeqësim i motit me reshje të dendura shiu, rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe reshje bore me uljen e temperaturave gjatë natës. Në viset kodrinore-malore priten reshje të dendura bore, kurse reshje estetike të borës do të paraqiten edhe nëpër disa ultësira. Erërat do të jenë mesatare dhe të fuqishme fillimisht nga jugu dhe jugperëndimi, kurse në mbrëmje dhe gjatë natës nga veriu dhe veriperëndimi.

Të mërkurën në Kosovë do të mbajë mot i vranët, i ftohtë, vende-vende dhe herë pas here me reshje bore, shumë më të theksuara në viset kodrinore -malore. Reshje lokale bore gjatë të mërkurës do të ketë edhe në gjysmën lindore të Shqipërisë, Maqedoninë Veriore dhe veriun e Malit të Zi, normalisht shumë të theksuara në viset kodrinore-malore.

Nga e enjta në tërë rajonin pritet mot mjaft i ftohtë veçanërisht gjatë netëve dhe mëngjeseve, kurse gjatë ditës pritet mot mjaft i freskët. Reshjet do të jenë të pakta dhe lokale ku në disa rajone në Kosovë do të ketë reshje afatshkurtra bore herë pas here.

Nga fundjava stabilizim i motit dhe ngritje e temperaturave./Meteoballkan