Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i ngrohtë por me erëra herë pas here të fuqishme jugore dhe jugperëndimore. Shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë rreth 75 km/h në disa rajone. Në mbrëmje vonë dhe gjatë natës do të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë reshje lokale shiu si dhe mundësi për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm. Pasdite, në mbrëmje dhe gjatë natës priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, vende -vende intensive.

Në Mal të Zi nesër reshjet e shiut do të fillojnë gjatë ditës për tu intensifikuar dhe zgjeruar në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës. Priten edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë, kurse në Maqedoninë Veriore nesër do të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Gjatë natës edhe në Maqedoni do të fillojnë reshjet e shiut, kurse në viset malore reshjet e bores.

Të enjten dhe të premten do të kemi dy fronte të ftohta ajrore nga veriu. Priten reshje të herëpashershme shiu dhe bore si dhe erëra herë pas here të fuqishme veriore sidomos gjatë kalimit të frontit (jo afatgjata). Në viset kodrinore-malore priten reshje të dendura bore, ndërsa reshje afatshkurtra estetike bore mund të paraqiten edhe në disa ultësira të Republikës së Kosovës.

Në fundjavë do të kemi stabilizim të motit dhe ngritje të temperaturave./Meteoballkan