Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Do të jetë mjaft nxehtë për këtë periudhë kohore. Gjatë mbrëmjes dhe natës pritet shtim i konsiderueshëm i vranësirave, ndërsa priten edhe reshje lokale shiu të cilat do të intensifikohen në orët e mëngjesit dhe paradites të së mërkures.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot i ndryshueshëm. Gjatë dites reshje lokale të shiut do të fillojnë në jug të vendit të cilat deri në orët e nates së të mërkurës do të shtrihen në tërë territorin e Republikës së Shqipërisë. Në bregdet gjatë nates në të mërkurën priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pas një dite me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare gjatë nates dhe në mëgjnesin e së mërkurës priten reshje shiu, vende-vende intensive.

Të mërkurën paradite në tërë rajonin pritet mot tërësisht i vranët dhe me reshje shiu, vende-vende priten reshje të dendura shiu. Do të jetë më ftohtë. Pasdite reshjet do të pushojnë dhe do të pasojë kthjellimi i motit. Në majet më të larta malore mund të ketë reshje bore.

Nga e enjta mot më i qetë, me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Do të vazhdojë të jetë relativisht nxehtë./Meteoballkan