Smajl Latifi shpallë fitoren në Rahovec

Kreu aktual i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shpallur fitoren në Rahovec.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ai ka falenderuar të gjithë votuesit, duke thënë se do t’i qëndrojë prapa fjalëve të tij lidhur me premtimet që i ka bërë.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Faleminderit, Rahovec! Kjo fitore është vulë e punëve të mëdha që kemi kryer në mandatin paraprak dhe e besimit tuaj për zotimet e mia për mandatin e ardhshëm.

Unë do t’i qëndroj pas fjalës sime, siç kam bërë gjithmonë. U jam mirënjohës për këtë përkrahje masive! Bashkë do ta zhvillojmë Rahovecin që e duam shumë ❤️