Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në tërë rajonin tonë do të mbajë mot i ngjashëm sikurse sot, pra kryesisht i vranët, por mund të ketë edhe intervale kohore me diell. Në gjysmen jugore të Shqipërisë mund të ketë riga lokale shiu.

Pasnesër dhe të dielën në tërë rajonin pritet të kemi mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Temperaturat do të fillojnë të ngriten sepse do të kemi erëra jugore. Në Mal të Zi, veri dhe veriperëndimin e skajshëm si dhe në jug-jugperëndim të Shqipërisë do të ketë rrebeshe herë pas here të fuqishme shiu me mundësi edhe për vetëtima dhe bubullimë. Në pjesët tjera të Shqipërisë mund të ketë reshje të izoluara afatshkurtëra. Reshje shiu herë pas here mund të ketë edhe në perëndim dhe veriperëndim të Kosoves.

Naten mes së dieles dhe të hënës priten reshje shiu në tërë rajonin si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Reshjet më të fuqishme ditëve të ardhshme do të jenë në Mal të Zi si dhe në veri-veriperëndim dhe jug-jugperëndim të Shqipërisë./Meteoballkan/