Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Do të jetë më nxehtë. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe natës pritet shtim i vranësirave dhe vende-vende priten edhe reshje kryesisht të dobëta shiu.

Edhe në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të vijnë duke u shtuar në mbrëmje. Priten edhe reshje lokale shiu në mbrëmje dhe gjatë natës, në veri dhe veriperëndim priten reshje të dendura shiu herë pas here.

Në Maqedoninë Veriore nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira por i thatë, ndërsa në Mal të Zi pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu.

Pasnesër si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore pritet mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime vranësirash. Vende-vende priten reshje shiu të shoqëruara edhe me rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë.

Të premtën në tërë rajonin pritet mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Në veri të Shqipërisë me mundësi për reshje shiu, ndërsa të shtunën reshje shiu priten në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Në viset kodrinore-malore do të ketë reshje bore. Reshjet e bores mund të paraqiten shkurtimisht edhe në ndonjë qytet të Republikës së Kosovës me lartësi më të lartë mbidetare./Meteoballkan/