Musliu: Nëse Thaçi do të rriste çmimin e rrymës, Kurti do ta digjte flakë vendin

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në seancën për krizën energjetike, e ka përmendur ish-presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ajo ka thënë se po të propozonte Thaçi rritje të çmimit të energjisë elektrike Kurti do të digjte flakë vendin.

“Por sikur, Thaçi të rrinte duke e vajtuar Serbinë që e dogji dhe e poqi Kosovën me themele dhe të mos bënte asgjë ku do të ishim ne sot. Ai kishte vizion dhe ide për vendin, për gjashtë muaj shpalli pavarësinë që në atë kohë, Kurti e kundërshtonte duke u shkarravitur shesheve, duke përgjakur shesheve”.

“Thaçi pa bërë asnjë vit Kosovën e liroi nga terri dhe zhurma e gjeneratorëve, ai nuk kishte kohë për broçkulla si të Kurtit”, ka thënë Musliu.