Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe pak më i ftohtë se ditëve tjera. ka mundësi që të ketë edhe reshje të dobëta shiu. Ky i ftohtë do të ndjehet për shkak se një sasi e ajrit të ftohtë që ka përfshirë Rusinë do të depërtojë nesër në Rumani, Bullgari, bile deri në Serbinë lindore. Në Rumani dhe Bullgari priten reshje të mëdha shiu si dhe në shumë pjesë të këtyre vendeve nesër priten reshjet e para të borës. Reshjet e para të borës nesër priten edhe në skajin verilindor të Serbisë.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Nëpër lugina do të ketë mjegull sidomos gjatë natës dhe mëngjesit.

Mot i ngjashëm priten nesër edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi.

Të shtunën në tërë rajonin do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Do të jetë pak më nxehtë se nesër.

Të dielën dhe të hënën do të kemi përsëri shtim të konsiderueshëm të vranësirave dhe herë pas here edhe reshje shiu. Reshjet e shiut do të jenë kryesisht të dobëta përpos jugut dhe jugperëndimit të Shqipërisë ku priten reshje të dendura shiu herë pas here./Meteoballkan