Moti nesër dhe në ditët në vazhdim në Kosovë e Shqipëri

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe vende-vende me mjegull, ndërsa dita e nxehtë në tërë Kosovën përpos në ato rajone ku eventualisht mund të qëndrojë mjegulla.

Edhe në Shqipëri dhe tërë rajonin nesër pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore. Vetëm mjegulla mund të prish punë në këtë aspekt. Mëngjesi do të jetë me ngrica.

Edhe ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbajë mot i ngjashëm. Netët dhe mëngjeset do të jenë me ngrica, kurse ditët relativisht të nxehta. Në disa rajone do të ketë gjasa për mjegull dhe në këto rajone do të jetë më ftohtë./Meteoballkan/