Moti nesër dhe në ditët në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Gjatë natës në Kosovë do të ketë reshje të herëpashershme shiu nëpër ultësira dhe bore në viset-kodrinore malore. Nuk priten reshje të mëdha por kryesisht të dobëta deri mesatare në viset kodrinore-malore.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje të dobëta shiu dhe bore. Në disa intervale reshjet e bores mund të jenë të dendura në disa rajone kryesisht kodrinore-malore. Do të fryjë erë mesatare e në disa rajone e fuqishme nga veriu.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Pritet stabilizim gradual i motit. Në disa rajone mund të ketë riga kryesisht të dobëta shiu, ndërsa në male në lindje, verilindje dhe juglindje mund të ketë reshje të dobëta bore.

Në Maqedoninë veriore nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në verilindje të vendit herë pas here mund të ketë reshje shiu dhe bore në viset më të larta, ndërsa në Mal të Zi nesër në jug kryesisht kthjellët por në veri me vranësira dhe reshje të herëpashershme bore.

Ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm. Herë pas here priten vranësira, intervale kohore me diell, ndërsa në Kosovë në disa rajone do të ketë reshje të herëpashershme shiu dhe bore./Meteoballkan/