Moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që do të mbretërojë gjatë ditës së sotme në Kosovë

Sipas njoftimit, moti do të karakterizohet kryesisht me diell dhe i qetë.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 19 gradë celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.