Moti për ditën e sotme

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell, por edhe me vranësira të herëpashershme. Do të jetë mjaft ngrohtë për këtë periudhë kohore me erëra të ngrohta jugore. Temperaturat maksimale pritet të sillën nga 15 deri në 20 gradë Celsius. Gjatë natës në disa vise të Dukagjinit reshje shiu dhe mundësi për ndonjë rrebesh me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot mjaft i ngrohtë, me vranësira dhe intervale kohore me diell si dhe me erëra jugore. Në mbrëmje në Shqipëri do të fillojnë reshjet lokale të shiut. Vende-vende priten edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në Mal të Zi priten reshje të fuqishme shiu, ndërsa në Maqedoninë Veriore reshjet lokale do të fillojnë gjatë natës.

Të hënën na pret mot mjaft i paqëndrueshëm, me reshje (herë pas here) shiu, erëra herë pas here dhe vende-vende të fuqishme jugore. Mund të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të martën dhe të mërkurën pritet të kemi mot të ndryshueshëm, por ende mjaft të ngrohtë për këtë periudhë kohore. Priten intervale kohore me diell dhe reshje të shpeshta shiu.

Sipas ecurive aktuale nga e ejta do të fillojë depërtimi i ajrit shumë të ftohtë siberik. Priten reshje bore dhe erëra të akullta veriore./Meteoballkan