Parashikimi i motit

Sot pritet të mbajë kryesisht mot i kthjellët, me vranësira të herëpashershme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s.