Moti për ditën e sotme

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17 dhe 20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./Fokusi.info/