Gjuajte me armë nga Veriu në Jug të Mitrovicës, Policia del në vendngjarje

Para pak minutash ka pasur të shtëna me armë zjarri nga disa persona të nacionalitetit serb, nga Veriu i Mitrovicës në drejtim të Interex që gjendet në Jug.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se plumbat kanë rënë në një veturë.

Fatmirësisht nga ky rast nuk pati pasoja në njerëz.

Tutje, burimet tregojnë se Policia e Kosovës ka hapur rast për sulm dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.