Të enjten mblidhet Kuvendi, ja çka ka në rend dite(Dokument)

Seanca për konstituimin e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës do të mbahet gjatë ditës së enjte (26 dhjetor 2019) me fillim nga ora 15:00.

Siç mëson FaktePlus seanca e së enjtes sillon me formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Pastaj vjen dhënia e betimit të deputetëve e zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të tij.

Kujtojmë që datën për këtë seancë e kishte caktuar presidenti Hashik Thaçi, ndërsa Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e para pak ditëve ka vendosur që kjo seancë të mbahej në orën 15:00.

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit me një epërsi të ngushtë ndaj LDK-së.

Këto dy parti kanë zhvilluar disa takime, si mes grupesh punuese ashtu dhe në nivel liderësh, por marrëveshja ende nuk është arritur. Problem po del të jetë pozita e presidentit.

Ato kanë marrë mbështetjen edhe të pakicave, në përjashtim të Listës Serbe.