Moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell.

“Kthjellë dhe me diell. Orëve të mëngjesit ngrica”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Të mërkurën më pas do të ketë shtim të vransira, e deri në mbrëmje me mundësi edhe për riga lokale shiu. Nga dita e enjte do të ketë edhe vransira, por edhe intervale me diell, e temperaturat pësojnë sërish rënie”.

“Mot më stabil paraqitet në ditët e para të javës, që mbanë ndotësit më të përqëndruara pranë sipërfaqes, e në këto raste indeksi mbetet më gjatë në vlera të dobëta, apo edhe shumë të dobëta. Të mërkurën mund të ketë qarkullim më të mirë, e ndotësit të shpërndahen, e cilësia e ajrit të jetë në vlera të pranueshme”.