Ndahet nga jeta luftëtari i lirisë, Shasivar Ajazaj

Ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare, Shasivar Ajazaj, veteran dhe invalid i UÇK-së nga Zhuri, bëjnë të ditur në rrjete sociale miq e shokë të tij përmes përkujtimeve mortore.

Shasivar Ajazaj, gjatë luftës në Kosovë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm nën emblemën e UÇK-së për çlirimin e vendit, duke marrë edhe plagë në trup në beteja me armikun.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot me ikindi në varrezat e fshatit Zhur në ora 14:00.