Moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditën e sotme do të mbajë mot me diell dhe relativisht i nxehtë.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

“Gjatë këtyre ditëve do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet në njoftim.