Moti për ditën e sotme në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave. Herë pas here me riga shiu. Në mbrëmje dhe gjatë natës priten reshje lokalisht të dendura shiu, vende-vende me mundësi edhe për rrebesh me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri do të mbajë mot mjaft jo stabil, me intervale të shkrurtra kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat do të sjellin rrebeshe të herëpashershme shiu me vetëtima dhe bubullimë veçanërisht pasdite vonë dhe në orët e mbrëmjes së vonshme si dhe gjatë natës. Një lajm jo i mirë veçanërisht për rajonet e prekura nga tërmeti.

Në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu, më intensive në Mal të Zi.

Të Premten dhe të shtunën në tërë rajonin do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe herë pas here dhe vende-vende me reshje shiu. Të shtunën priten ulje të temperaturave, ndërsa në Kosovë priten edhe reshje bore në viset kodrinore-malore. Reshjet e borës mund të paraqiten shkurtimisht edhe në ndonjë qytet të Republikës së Kosovës./Meteoballkan/