Moti për ditën e sotme në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të vijojë ndikimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe masave ajrore me veti fizike të ndryshueshme.

Moti do të nisë me kthjellime gradualisht dhe në mesditë deri në pasdite vranësirat do të marrin zhvillim, ndërsa në mbrëmje do të vijnë në pakësim në pjesën qendrore dhe jugore.

Reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht zonat malore veriore dhe lindore. Në formë të izoluar në këto zona, reshjet parashikohen të marrin karakter shtrëngatash në orët e nxehta të ditës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim Lindje-Veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare. Valëzimi në dete, i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/32 re diell
Kukës 19/29 re diell shi
Lezhë 21/31 re diell
Dibër 16/26 re diell shi
Durrës 20/30 re diell
Tiranë 22/31 re diell
Elbasan 20/31 re diell
Berat 20/33 re diell
Vlorë 21/30 re diell
Korçë 17/25 re diell shi
Gjirokastër 17/32 re diell
Sarandë 19/30 re diell