Moti sot

Moti në Kosovë, sipas Prishtina Weather, sot do të jetë i ftohtë dhe kryesisht më vranësira.

Priten reshje bore kohë pas kohe.

Në të njëjtën kohë, për shkak të qarkullimit ajror, ndotësit ajror do të jenë më të shpërndarë dhe indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe mesatare.

Temperatura më e lartë e ditës do të jetë 1 gradë Celsius, ndërkaq më e ulëta do të shënojë -2 gradë.