Abdixhiku: Është turp dhe monstrum politik, lavdërimi i një krimineli të luftës, Kurti të kërkoj falje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Kosova nuk duhet të bëjë marrëveshje pa njohje reciproke. Kosovës, sipas tij, i duhet njohja dhe marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur edhe për gjendjen në veri të vendit.

“Gjendja në veri nuk është normale. Në emër të sovranitetit Kosova nuk ka pasur kurrë më pak sovranitet. Në emër të ligjshmërinë, Kosova kurrë nuk ka pas më pak ligjshmëri. S’kemi policë, prokurorë, e as zgjedhje demokratike për të zgjedhur pushtetin lokal”, ka thënë ndër të tjera ai.

Më tutje, ai ka përmendur, siç i ka quajtur dy skandale.

“I pari ka të bëjë më një ambasador të Kosovës në Kroaci dhe gjithë amnistinë bllanko të dhënë nga pushtetarët. Ky ambasador është i lidhur jo vetëm politikisht, por edhe financiarisht me mbrojtësit e tij. Ambasadori ka dy kallëzime penale, por ai vazhdon të marrë mbështetje…

“Skandali i dytë lidhet me rehabilitimin e Ivanoviqit, i cili nga ky pushtet vlerësohet se ka kontribuuar për një Kosovë multientike. Ai ka qenë i dënuar më 9 vite burgim për vrasjen e 31 civilëve shqiptarë…

Është turp, është monstrum politik që nuk guxojmë të lejojmë të ndodhë në Kosovë, teksa shikojmë këto dy skandale, pyetja ime e vetme është për qytetarët e vendit, a është ndryshimi që kemi pasur nevoje të gjithë”, ka shtuar ai.

Lideri i LDK-së ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit Martin Berishaj, si dhe kërkim falje për lavdërimin e një siç e ka quajtur ai, krimineli të luftës nga ana e kryeministrit.