Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale do të sillën nga 30 deri në 34 gradë Celsius. Pasdite në jug-qendër të vendit mund të ketë vranësira me riga afatshkurtra shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura maksimale nga 30 deri në 35 gradë Celsius.

Të dielën dhe të hënën pritet kulminacioni i nxehtësisë Afrikane. Pritet mot diell dhe shumë i nxehtë me temperatura maksimale që mund të arrijnë deri në 36-37 gradë Celsius. Më gjerë në rajon temperatura mund të arrijë deri në 39 gradë Celsius.

Të martën pritet freskim i motit. Gjithashtu pritet të ketë shtim të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe kalimtare, lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan