Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, me erëra mesatare dhe në ndonjë rajon pak të fuqishme nga jugu. Temperaturat maksimale pritet të sillën nga 30 deri në 35 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura tropikale.

Nesër në tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. priten ngritje të mëtutjeshme të temperaturave dhe ato maksimale pritet të arrijnë rreth 36-37 gradë Celsius.

Të martën do të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë ajror i cili do të na sjellë freskim të motit, vranësira dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë kalimtare.

Nga e mërkura na pret mot më i freskët, me alternime vranësirash dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Vende-vende, herë pas here mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në fund të theksojmë se ciklonet dhe frontet e fuqishme që po ngjajnë në Itali dhe disa pjesë të Ballkanit (afër Adriatikut verior dhe qendror) nuk do të arrijnë ne vendet tona, ose më mirë të themi ndonjë prej tyre mund të arrijë por në formë të dobësuar dhe kjo do të hetohet me fillimin e muajit Shtator (e martë) kur do të kemi rrebeshe kalimtare shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe ulje të temperaturave. Gjithashtu priten edhe erëra të cilat më të fuqishmet pritet të jenë rreth 50 e më së shumti 60 km/h duke përfshirë edhe bregdetin shqiptar në disa rajone, por nuk pritet asgjë ekstreme./Meteoballkan