Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat shumë rrallë në ndonjë rajon mund të kushtëzojnë ndonjë rigë të dobët shiu. Do të jetë freskët krahasuar me ditët e kaluara.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell, por edhe me vranësira të herëpashershme. Do të jetë më freskët por pa reshje atmosferike.

Edhe ditëve të ardhshme na pret mot i ngjashëm, me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore të gjata me diell. Netët dhe mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta dhe me mundësi për mjegull e cilat pritet të zhduket menjëherë. Nga fundjava na presim më shumë rreze diellore dhe rikthim i temperaturave verore./Meteoballkan