Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Nata dhe mëngjesi do të jenë mjaft të freskëta dhe me mundësi për mjegull nëpër disa lugina. Gjatë ditës temperaturat maksimale arrijnë afërsisht deri në 27 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë dhe Mal të Zi sot pritet mot me diell, stabil dhe i nxehtë.

Edhe ditëve të ardhshme na pret mot i nxehtë veror dhe pa reshje atmosferike. Temperaturat do të shënojnë ngritje progresive./Meteoballkan