Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme. Do të vazhdojë të jetë nxehtë, por temperaturat do të kenë tendencë të uljes së lehtë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do të shkaktojnë ulje të lehta të temperaturave.

Vëmendje kryesore do të ketë ‘Uragani Mesdhetar’ apo Medikani i cili nga Siçilia do të niset në drejtim të Shqipërisë, megjithatë me afrimin e tij drejt tokës shqiptare do të bëjë kthesë dhe do të godas direkt Greqinë duke shkaktuar stuhi shumë të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë të premtën dhe të shtunën. Në viset tona nuk priten reshje me përjashtim të jugut të Shqipërisë ku do të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Temperaturat do të pësojnë ulje të lehta, ndërsa pas disa ditëve ato do të kenë tendenca të ngritjes së sërishme. Për reshje atmosferike duhet të presim ende.