Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu. Reshje shiu priten edhe sonte gjatë natës vende-vende intensive dhe me vetëtima dhe bubullimë të cilat herë pas here dhe lokalisht do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në Shqipëri sonte gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit priten stuhi të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në veri dhe veriperëndim të vendit mund të ketë edhe vërshime, lokalisht edhe në vise tjera.

Nesër do të kemi ulje të ndjeshme të temperaturave. Do të kemi intervale kohore me diell dhe vranësira. Vende-vende mund të ketë riga shiu, ndërsa në majat e larta malore mund të kemi fjollat e para të dëborës.

Mot i paqëndrueshëm do të mbajë edhe të hënën dhe të martën ku herë pas here priten reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e mërkura na pret stabilizim gradual i motit dhe ngritje graduale e temperaturave./Meteoballkan