Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Tetori në Kosovë do të fillojë me mot të freskët. Sot gjatë ditës priten intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira, por pa reshje atmosferike. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë rreth 20-21 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore diellore. Rrallë në ndonjë rajon në Shqipëri mund të ketë ndonjë rigë të dobët afatshkurtër shiu.

Nga pasnesër në tërë rajonin na pret mot më i nxehtë, me erëra jugore. Do të vazhdojnë alternimet mes vranësirave dhe intervaleve të gata kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme. Të dielën në Mal të Zi dhe veri/veriperëndim të Shqipërisë priten rrebeshe të fuqishme lokale me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe mund të ketë edhe në veriperëndim të Kosovës./Meteoballkan