Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i freskët. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga veriu dhe do të shkaktojnë ulje të temperaturave. Herë pas here dhe vende-vende priten reshje kryesisht të dobëta deri mesatare shiu. Në viset më të larta malore mund të ketë reshje të dobëta bore. Në veri dhe veriperëndim të vendit erërat nganjëherë pritet të jenë të fuqishme po asgjë ekstreme.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Do të ketë ulje të temperaturave në tërë rajonin.

Nga e premtja përmirësim gradual i motit dhe ngritje graduale të temperaturave. Netët dhe mëngjeset do të jenë të ftohta. Erërat do të fillojnë përsëri të fryjnë kryesisht nga jugu./Meteoballkan