Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell, i këndshëm dhe stabil, me temperatura maksimale të cilat do të sillën nga 20 deri në 24 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell, stabil dhe i nxehtë.

Të premtën na pret mot i nxehtë dhe me diell, kurse të shtunën pasdite vonë pritet të kemi shtim të vranësirave të cilat do të na sjellin reshje lokale shiu. Këto reshje shiu do të vazhdojnë herë pas here dhe vende-vende edhe ditën e diel. Priten ulje të lehta të temperaturave./Meteoballkan